Luftë tregtare mes vëllezërish, Kosova kërcënon me taksë Shqipërinë

Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, organizuar nga Instituti Riinvest, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra.

Shala ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve.

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjte me të gjitha vendet e CEFTA-së, në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovarë sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka thënë ai.





Berat Thaçi nga Instituti GAP, prezantoi të gjeturat e hulumtimit të këtij instituti lidhur ne efektet e taksës 100% .

“Kosova nuk e ka shkelur CEFTA-n me tarifën 100%, për shkak se kryeministrja e Serbisë e ka rreziku sigurinë kombëtare dhe marrëveshja e CEFTA-s e parasheh që një shtet që e bën këtë, shteti tjetër ka të drejtë ta pezulloj marrëveshjen. Kosova nuk mund të largohet nga CEFTA sepse është pjesë e marrëveshjes për Stablizim Asociim. Ne mendoj që taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë e vendit në përshpejtim të rritjes, kemi thellim deficitit tregtar. Taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit, gjë që përbën të rrezikohet dhe thellohet varfëria, FMN-ja e ka vërtetuar këtë”, tha Thaçi.

Ministri Shala e kundërshtoi këtë hulumtim duke thënë se këto të dhëna nuk janë të sakta. Sipas tij MTI-ja ka bërë një studim me 59 kompani pjesëmarrësve dhe të dhënat janë se kjo taksë e ka rritur prodhimin vendor.

“Duhet të bëhen hulumtime të sakta, ajo që e tha Berati nuk është e saktë. Kjo është një masë e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë dhe në përputhje me CEFTA-n siç e tha edhe Berati dhe në të gjitha ligjet. 19 vite që nga çlirimi i Kosovës, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në raport me Kosovën kanë zbatuar politika ekonomike që e kanë pamundësuar të bërit biznes, në raport me këto dy vende.

MTI-ja ka bë një studim, me të cilin kemi biseduar me mbi 50 kompani prodhuese dhe po vërehet ndikim i jashtëzakonshëm qe ka rritë prodhimin tonë, nga taksa 100%”. Ngritja e çmimeve, ne si MTI kemi vërejtur se nuk ka pasur rritje të çmimeve. Qëndrimi jonë si qeveri është që kjo masë e ka ndihmuar rritjen e prodhimit vendor dhe ka ndikuar që tregu nga këto vende të zëvendësohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore, si dhe vendet e Bashkimit Evropian. I vetmi problem i vogël ka qenë që prodhuesit është dashtë të ndërrojnë lëndën e parë, është e vërtetë që po u kushton kostoja”.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se taksa ka pasur impakt politik sepse sipas saj para botës është dëshmuar se Kosova është shtet i fuqishëm që ofron siguri.





Comments are closed.