E fundosin denoncimet e publikut/Vettingu ‘pret’ kokën e kryeprokurores së Kukësit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushi.

Në seancën dëgjimore të 25 qershorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi të tre kriteret e vetingut, ndërkohë që prokurorja Alketa Nushi tha se “ndjehej e turpëruar nga raporti i DSIK-së” dhe se dispononte pasuri modeste.

Treshja gjykuese e KPK-së kryesohej nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Firdes Shuli.

Raporti i ILDKPKI-së, i lexuar në seancë sugjeronte që prokurorja Nushi nuk kishte kryer deklarim të saktë, por kishte burime të ligjshme për pasurinë e saj. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu një hetim të pavarur mbi kriterin e pasurisë.

Pavarësisht pasaktësive dhe mospërputhjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Nushi kishte burime të ligjshme për shpenzimet e kryera.

Paralelisht me pasaktësitë në deklarimin e pasurisë, Komisioni evidentoi probleme edhe në pastërtinë e figurës. Relatori Hamitaj u shpreh se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kishte dorëzuar dy raporte për prokuroren Nushi.

Ndërsa raporti i parë ishte pozitiv për të, DSIK kishte ndryshuar konstatimin pas një informacioni të ri të marrë në korrik 2018, duke e konsideruar atë të papërshtatshme.

Në fjalën e saj, prokurorja Alketa Nushi tha se raporti i DSIK nuk kishte të bënte me të dhe se ndihej e turpëruar.

Prokurorja Alketa Nushi ka marrë raport pozitiv nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si dhe vlerësime “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme. Por denoncimet e kryera nga publike kanë sjellë telashe të reja për të.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.