A do shpallë sot presidenti datë të re zgjedhjesh?/Shefja e KiE dhe aleatët e PD zbarkojnë tek Meta (FOTO)

Ka qenë një ditë intensive kjo e sotmja për presidentin e republikës i cili e hapi derën e shtëpisë që në orën 05:00 të mëngjesit.

Pasi takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe zv/kryetarin e LS, Petrit Vasili Meta priti në zyrë edhe shefen e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gutzkow.





Pas takimit një zgjati disa minuta në zyrën e presidentit zbarkuan krerët e partive të djathta aleatë të Lulzim Bashës.

Në takim me kreun e shtetit Ilir Meta kanë shkuar kreu i LZHK, Vangjel Dule kreu i PBDNJ, kreu i PAA Agron Duka dhe një përfaqësues i partisë Republikane.

Kujtojmë këtu se pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe më tej me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, presidenti Ilir Meta shpërndau të njëjtën thirrje ku kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

Dje teksa i bëri ftesë Ramës të ulej në bisedime për zgjidhjen e krizëz Meta tjha se do e priste deri ne orën 13:00. Por çfarë do të ndodhë pas kësaj ore? Një opsion është që Presidenti të dekretojë një datë të re zgjedhjesh. Presim dhe shohim.





Comments are closed.