“Po shpërndahen armë në Dibër”, Policia akuzon për shpifje ish-deputetin

Policia e shtetit mohon kategorikisht çdo deklaratë të bërë nga Partia Demokratike lidhur me atë që po ndodh në Dibër. Sipas Policisë, nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimin e ish deputetit Xhemal Gjunkshi.

Sipas Policisë, lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka  shpërndarë armë në qytet sqaktëson se: Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët. Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.