Plas sherri në PD/ Basha nuk do dhunë, degët lokale: Duam “luftë”

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë diskutimesh mjaft interesante që kanë të bëjnë me kauzën e saj, e nisur që prej 16 shkurtit, kur deputetët e opozitës lanë mandatet. Presionet ndërkombëtare sidomos të dy ditëve të fundit e kanë kthyer Bashën me “këmbë në tokë”, por degët lokale nuk binden.

Në deklaratat për shtyp të disa prej atyre që udhëheqin degët lokale në Elbasan, Shkodër, Kurbin, Dibër apo edhe në disa rrethe të tjera kërkohet deri në fund të pengohen zgjedhjet e 30 qershorit me çdo mënyrë.

Por, me këtë nuk është Basha që një ditë më parë pati një takim  me zëvendësambasadoren amerikane dhe sot me kryesuesen e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.


Së fundi, ka dalë me një deklaratë kreu i degës së PD-së në Kurbin Behar Haxhiu pas takimit me strukturat e drejtuese ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka theksuar se kurbinasit do t’i thonë jo votës farsë të 30 qershorit, duhet të respektojmë verdiktin e Presidentit të Republikës, ndaj zgjedhjet nuk do të mbahen në Kurbin. Ndër të tjera ai ka shtuar se ai ka bërë dhe njoftim publik si kryetar i degës së Partisë demokratike në Kurbin, drejtuar disa institucioneve, si misionit të OSBE/ ODHIR, KZAZ nr 15 Kurbin, komisariatit të Kurbinit si dhe KQZ.

 

Në deklaratë thuhet se ligji për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë po shkelet nga pushtetmbajtësit, ndaj ne do të respektojmë verdiktin e Presidnetit të Republikës z. Ilir Meta. Në emër të degës së PD-së Kurbin si dhe qytetarëve të ndeshëm kurbinas, duhet të mos pranojmë këtë farsë  zgjedhore antikushtetuese.

Qytetarët e Kurbinit t’i  bashkohen Aleancës Qytetare në mbrojtjen e demokracisë në Kurbin. Nga data 27 qershor dhe deri me 2 korrik do organizohemi në tubime, protesta tërësisht paqësore në çdo qytet, lagje rrugë nacionale dhe fshatra për zbrapsjen e zgjedhjeve tërësisht të paligjshme. Ne mbrojmë vendin tonë, kushtetuten e republikës dhe mbi të gjitha denjitetin Kombëtar- ka përfunduar deklaratën e tij Behar Haxhiu.

Ja deklarata e plotë dërguar Bashkisë Kurbin, Komisariatit të Policisë, KQZ dhe Misionit të OSBE/ODIHR

“Per shkeljen e ligjit per zgjedhjet ne Republiken e Shqiperise njoftohet i gjithe opinioni publik ne Kurbin dhe jashte saje se zgjedhje ne Kurbin nuk ka dhe nuk do kete gjithashtu njoftojm te gjithe qytetaret e Kurbinit demokrat e socialiste me ose pa parti ti bashkohen levizjes se Aleances se Qytetarve per mbrojtjen e Demokracise ne Kurbin, qe nga data 27 Qershor 2019 deri me daten 02 Korrik 2019 organizohen tubime, peotesta, demostrata ne çdo vend, në çdo rruge, në çdo shesh bazuar ne nenin 47 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise”

Zoti e bekofte Kurbinin

Zoti e bekofte Shqiperine

Kryetari i Partise Demokratike

Behar Haxhiu

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.