Neritan Ceka luan “gurin e fundit”, mallkon dhe Baton Haxhiun

Neritan Ceka ka folur këtë të mërkurë në emisionin Opinion në lidhje me mallkimet e tij si dhe për sportin elektoral të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku në pamje janë punët e bëra nga qeveria dhe zëri i tij.

“E falënderoj, është auto ironi, ajo që është qesharakë është ai që del vërdallë pa kandidat. I ka numrat në Parlament që të nxirrte një ligj që kur s’ka kandidat del automatikisht ai që është dhe nuk kishim pse harxhonim kaq lekë. E ka dhe Italia një ligj, kur del një kandidat i vetëm, sipas ligjit nëse del mbi 50 përqind pjesëmarrja e votuesve ai fiton. Kësaj i thonë të shkoj si kali në lëmë”, tha Neritan Ceka.

I pyetur për mallkimet, Ceka tha ndryshe nga ndonjë tjetër që vjen na jep mësime nga ndonjë vend fqinj, unë e kam votën e shqiptarëve kam pjesën time. Përdhosja e votës… Kam qenë një luftëtar i votës për të tjerë, unë tani i kam gjërat në rregull, por…”

“Një pjesë i kam ç’mallkuar, dekretoj- ç’dekretoj. Tani nuk jam penduar për ata të Bulqizës, për ata të Peshkopisë”, tha më tej ai. I pyetur nëse a e mallkon analistin Baton Haxhiu, që ishte në studio, Ceka tha: Për nja dy ministra që ka sjellë në Shqipëri e ka hak.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.