Marko Gjuriç e di frikën, nuk futet më pa leje në Kosovë

Marko Gjuriç, drejtor i zyrës për Kozovën në qeverinë e serbisë dhe ministri i arsimit serb, Mladen Sareviç, pirtet që të premten të vizitojnë Kosovën.

Gjuriç dhe Saraviç iu është miratuar kërkesa nga ministria e punëve të jashtme të kosovës. Ky konfirmim vjen nga këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.


“Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.

Arsyeja e vizitës është festa e Vidovanit e cila festohet më 28 qërshor ku shumë qytetarë serb vijnë në veri të kosovës.

Në prag të kësaj feste në veri të kosovës do të mbyllen dyqanet ushqimore ku qytetarëve serb të iu paraqitet “një gjëndje e rëndë humanitare” si pasoje e taksës që shteti i Kosovës i ka vënë mallrave serbe.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.