LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta Berisha

Ish-gazetari dhe publicisti Rrok Berisha, personi aq fort i përfolur si njeriu për të cilin është bërë thirrje për ta vrarë në 99-tën, ka ndërruar jetë të mërkurën, shkruan “Bota sot”.

Kështu njoftoi djali i tij Ylber Berisha, duke postuar një fotografi me babain me mbishkrim:

Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmon do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse”, ka shkruar ai.





Ndryshe, ditë më parë, Shefqet Kabashi, ka pohuar se i është dhënë urdhër nga pjesëtarë të UÇK-së, për ta vrarë Rrok Berishën. Por, të cilin urdhër, Kabashi, kishte hezituar që ta zbatonte..

Rrok Berisha ishte gazetarë i gazetës “Bota sot”, për disa vite me radhë. Stafi i gazetës “Bota sot”, i shprehë ngushëllime familjes Berisha për humbjen e më të dashurit të tyre. Rroku do të mbahet mend nga të gjithë si një gazetar i guximshëm që me pendën e tij, luftoi të keqen.





Comments are closed.