Kundërpërgjigjet ashpër Rama: “Kush kërcënon të drejtën e votës, thyen qafën”

Kryeministri Rama gjatë takimit elektoral të Gramsh, teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie u rikthye tek ajo që ka ndodhur në Parlament, përpara se opozita të digjte mandatet.

Sipas Ramës “nuk ishte parë që një deputete të hiqte çizmen dhe të gjuante në mes të Parlamentit, apo të vinin me xhupa të mbushur me vezë, duke bërë atë që kurrë nuk mund të bëhen në parlament”.

Rama u rikthye edhe tek përgjimet e publikuara tek “Bild”, për të cilat tha se ishin një çorbë e neveritshme e politikës shqiptare, e një partie që bojkotoi zgjedhjet.


Kryeministri tha se të gjitha këto u bënë për shkak të negociatave dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, nga miratimi i së cilës askush nuk shpëton, duke përmendur edhe nëse je president, kryeministër, ministër, ish-ministër, deputet apo një ish i tillë e të tjerë.

“Kjo është arsyeja e një kapitulli që kurrë nuk duhet të hapet, sepse Drejtësia nuk i fal, pavarësisht se janë mësuar dhe e kanë marrë për dobësi tolerancën e socialistëve dhe kanë marrë për dobësi një marrëveshje të dy viteve më parë” – tha Rama.

“Kush kërcënon të drejtën tonë, thyen qafën” – tha Rama, ndërsa shtoi se “askush nuk i ka detyruar njeri të hyjnë në atë rrugë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.