Këshilli i Europës zhduk nga faqja zyrtare njoftimin që gëzoi Partinë Demokratike

Kongresi i Këshillit të Europës do te jetë i pranishëm me vëzhgues në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri. Ndryshe nga çfarë ka deklaruar PD dhe kryetari i saj, Basha, Kongresi i Këshillit të Europës ka hequr nga faqja zyrtare në internet deklaratën lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve, duke konfirmuar tërheqjen nga qëndrimi i mëparshëm dhe sjelljen e vëzhguesve të saj në Shqipëri.

Aktualisht në faqe nuk ekziston asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, çka lë të kuptohet se ky autoritet ka qenë i keqinformuar nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Më parë, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që përfaqësuesit e tij të mos vinin në Shqipëri.





Por ai bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.





Comments are closed.