Horrori në Rusi/1 muaj i zhdukur, gjendet kockë e lëkurë në shpellën e ariut (FOTO)

Një njeri që duket si mumie është shpëtuar nga një shpellw ariut, pasi ariu i kishte thyer shpinën dhe e kishte gjuajtur në strofkë për ta ruajtur si ushqim të mëvonshëm.

I quajtur me emrin Aleksandër, njeriu është gjetur nga qentë e gjuetisë pasi kishte qëndruar një muaj në strofkë në rajonin Tuva të Rusisë.

Shumë afër vdekjes, njeriu shumë i dobët është dërguar në spital ku mjekët kanë zbuluar se ai ka thyer shpinën duke u përleshur me arushën. Ai u tregoi se arusha e kishte mposhtur atë dhe e kishte ruajtur për ushqim të mëvonshëm.

Historia shokuese ka ngjashmëri me rolin e Leonardo Di Caprios në filim the Revenant që fitoi një Oscar.

“Arusha më ruajti si ushqim të mëvonshëm”, tregoi Aleksandri.

Ai tregoi se kishte pirë urinën e tij për të mbijetuar ndërsa mjekët thonë që është një mrekulli se si shpëtoi ai.

Një grup gjuetarësh e gjeti Aleksandrin pasi qentë e tyre lehnin dhe nuk ecnin përpara përkundër urdhërave, duke dhënë të kuptohej se kishin gjetur diçka.

Gjahtarët pastaj ishin afruar afër një tufe me drurë dhe pemë për të e gjetur njeriun si mumie, ata pastaj e kuptuan se ai ishte gjallë. Personit nuk i kujtohet mbiemri. Arushat kafe njihen se e fshehin prenë e tyre si trofe.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.