“Fallxhorja të shkojë të bëjë një magji për të shpëtuar…”, ja sugjerimi i Ramës për Monikën

Duke ironizuar Monika Kryemadhin, Rama gjatë takimit në Gramsh tha se “fallxhorja të shkojë të bëjë një magji për të shpëtuar Presidentin Meta, sepse e ka vërtet punën keq”.

Për Ramën, në 30 qershor nuk ka asnjë njeri që duke dëgjuar fallxhoren, apo Lulin, apo lexuar statuset kryengritëse të Berishës, apo Ilir Metën që rri në zyrë, të pranojnë të shkojnë në burg, edhe pse mund të ketë budallenj rreth e rrotull.

Kryeministri u tall rëndë edhe me Lulzim Bashën, që sipas tij i gënjeu militantët duke u thënë se “Rama ikën këtë të shtunë, apo atë të shtunë, në këtë apo atë protestë, kemi lajme të mira nga andej e nga këtej, apo do ikë vetë. Më vjen keq se kush tenton të djegë Shqipërisë, as më pak dhe as më shumë, por do djegin veten”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.