Çani tallet keq me Safet Gjicin: O Gici, sa e ke buxhetin e Bashkisë Kukës!

Në emisionin “Open”, gazetari Arian Çani ka debatuar me kandidatin e PS për kryebashkiak në Kukës, Safet Gjici lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjici po shpjegonte se kuksianët nuk janë aq budallenj sa të dalin për vëllavrasje në 30 qershor e të bëhen “mish për top”, por Çani e befasoi me një pyetje.

“O Gici, sa e ke buxhetin e Bashkisë Kukës?”, pyeti Çani duke ironizuar keq kandidatin e PS edhe me mbiemrin e tij që është Gjici.





“Për këtë buxhet kaq të vogël, a ia vlen barra qeranë se ça do kërkosh në Kukës”, pyeti sërish Çani, ndërsa Gjici u përgjigj: “O çani unë s’kam hyrë në garë për para”.

Por Gjicit iu mor goja dhe tha 3.6 milionë lek të reja, por deshi të thoshte 360 milion lek të reja.





Comments are closed.