Çani plas “bombën”: Rama do shpallë zgjedhje të parakohshme në 1 korrik!

Gazetari Arjan Çani ka thënë sot në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama ka përgatitur një skemë, që përcakton lëvizje të radhës pas 30 qershorit shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Gjëja e parë që Edi Rama do të bëjë me 1 korrik pasi të fitojë në 61 bashki, do të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Çani.

Më tej ai shtoi: “Rama e ka përgatitur skemën. Do shkojë në zgjedhje të parakohshme, që mund të jenë në 1 tetor, 1 mars e ku di unë”.

“Pyetja ime është kjo: Çdo bëjë Lulzim Basha? A do shkojë në zgjedhje të parakohshme me 61 bashki të humbura??’, pyeti Çani duke iu drejtua edhe aleatit të PD, Dashamir Shehi.

Dhe kreu i LZHK-së iu përgjigj duke thënë: “Me ushtrinë më të mirë që kemi. Me ata që po dalin atje. Mirëpo në propozim tonë politik s’do pranojmë zgjedhje me Ramën dhe bandat”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.