Brenda jahtit superluksoz të Ronaldos, ja çmimi marramendës për të kaluar një javë (FOTO)

Jahti në të cilin po kalon pushimet Cristiano Ronaldo, ka vaskë të nxehtë, palestër dhe dhoma për 12 persona.

Për të kaluar pushimet aty, duhet të paguani 180.000 paund në javë.  Ai aktualisht po shijon pushimet me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre në St. Tropez.





Në llogarinë e tij në Instagram, Ronaldo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke i dhuruar puthje partneres.

Lojtari i Juventusit, 34 vjeç, po qëndron në jahtin e quajtur “Afrika”. Çifti aktualisht po pushon me vajzën e tyre 19-muajsh Alana Martina, si dhe fëmijët e Cristianos nga lidhjet e mëparshme, Cristiano Jr, Mateo dhe Eva.









Comments are closed.