Vajza martohet me babain, në garë me motrën kush do bënte seks e para me të (Foto)

Një 21-vjeçare është martuar me babain e saj, pas një konkurrence të sëmurë me gjysmë-motrën e saj për të parë se kush do të kryente e para marrëdhënie seksuale me të atin.

Travis Fieldgrove, 39 vjeç, dhe e bija Samantha Kershner, akuzohen për incest pasi thuhet se pranouan në polici marrëdhënien e tyre.

E gjithë historia nisi në shtator të vitit të kaluar, ku ata u martuan pavarësisht se e dinin lidhjen e gjakut mes tyre.





Kershner dyshohet se u tha zyrtarëve se ajo nisi marrëdhënien, sepse ajo ishte në “një garë xhelozie me gjysmë-motrën e saj, se kush do të bënte seks e para me babanë e tyre”, sipas një deklarate gjyqësore.

Çifti u arrestua në janar nga autoritetet në shtetin amerikan të Nebraskës, ndërsa të dy kanë kundërshtuar në pika të ndryshme se Fieldgrove është babai.

Kershner gjithashtu i tha policisë se ajo mësoi për identitetin e babait të saj kur ishte 17 vjeç, pasi i kërkoi nënës së saj ta prezantonte me Fieldgrove.

Tetorin e kaluar, çifti u martua në mënyrë të paligjshme në Gjykatën e Qarkut Adams në Hastings, Nebraska. Dokumentet e gjykatës të marra nga mediat amerikane tregojnë se ka 99.999% shanse që Kershner është vajza e Fieldgrove, por ai nuk është regjistruar në certifikatën e lindjes së Kershnerit.

Martesa u bë, pasi Gjykata e Nebraskës nuk kërkon më testin e ADN-së përpara se të marrë një licencë martesore, por ligji i shtetit i konsideron martesat incestuese si “absolutisht të pavlefshme”.







Comments are closed.