Ushtari serb tregon masakrën në Kosovë: Pashë kolegun t’i priste kokën shqiptarëve! (Video)

Dy serbë të cilët kanë luftuar në Kosovë, kanë rrëfyer krimet e tyre të bëra gjatë luftës në Kosovë. Ata kanë tmerruar opinionin serbë duke treguar për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sllobodan Stojanoviç dhe Jovan Golluboviç janë dy ish pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë, të cilët nga afër i kanë parë krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

“Gjatë luftës në Kosovë, komandant e kishim Sreten Lukiqin”, ka thënë Stojanoviç.





“Kishte gjithçka, vrasje të fëmijëve shqiptarë. Pash kolegun që ia pret kokën civilëve, mashkullit dhe femrës, e pastaj i zinte. Ai i ka marrë pastaj kafkat dhe i dërgonte në shtëpi për të bërë llamba. Këtë e bëjnë vetëm psikopatët”, thotë Stojanoviq.

Jovan Golluboviq, njëri nga ish-pjesëtarët e njësisë 37 speciale serbe në Kosovë, tregon për një shqiptar të plagosur, duke mos përmendur emër dhe as vend.

“S’jetohet me këtë”, shton miku i tij. “Isha dëshmitar i vrasjes së një plaku 80 vjeçar. E di në cilin pus e futën. E di ku janë varrezat masive, sepse unë ata njerëz i varrosa. Me veturë ia mësyu gruas dhe vajzës… e askush nga policia nuk ka reaguar”, thotë ai.

“Ata nuk janë policë, por kriminelë. E di se si kanë pastruar paratë e përgjakura për të blerë qengjin e pjekur. E di se gruaja e tij mban florinj të marrë nga trupat e shqiptareve të vrara”, është rrëfimi i tyre.

Ish-pjesëtarët e forcës speciale serbe thonë se trupat e civilëve të vrarë i linin në vendin e vrasjes dhe ndodhte shpesh që kamionët e forcave serbe të kalonin mbi kufoma.

Ata flasin edhe për raste të veçanta kur një i moshuar shqiptar ishte vrarë në vend, pa asnjë arsye edhe pse ishte i paarmatosur dhe pas vrasjes vendosin ta hedhin në bunar.

Ndër rastet më të tmerrshme të kryera është edhe ai i këputjes së kokës së një shqiptari të vrarë nga policët e çetës së Pirotit. Njëri prej policëve të kësaj çete i kishte marrë kufomës tre dhëmbë të artë, ndërsa kokën e tij e kishte gatuar dhe kur ishte kthyer në shtëpi e kishte bërë llambë të tavolinës. /BotaSot





Comments are closed.