Të fshehura në …arrestohet 55-vjeçari në Rinas, tentoi kalimin me mijëra euro

Një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, është goditur në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Policia Kufitare ka proceduar penalisht një 55 vjeçar, të cilit i ka sekuestruar 23.250 euro.

“Rreth orës 16.00  është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e   Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi  të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.


Në përfundim të veprimeve,  materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.