Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Plazh dhe pushim”, zbutet LSI - s’i bindet Bashës për “luftë” në 30 qershor

Opozita, ndonëse Kolegji Zgjedhor ka legjitimuar 30 qershorin si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale, vijon të këmbëngulë në një skenar që zgjedhje s'do ketë.

E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv se çfarë do të ndodhë në 30 qershor, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho është së do të jetë një ditë krejtësisht normale, si gjithë të tjera, ku vetëm zgjedhje s'do ketë.

Një emergjencë kombëtare, e ka cilësuar ajo dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe po synon që të bëjë zgjedhje moniste.

"Disa mund të shkojnë në plazh, një ditë normale, për sa kohë që kemi një dekret të ri nga Meta. Është i detyrueshëm nga të gjithë. Kolegji zgjedhor nuk e ka bërë nul dekretin e Metës, e bën vetëm Gjykata Kushtetuese", tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore