“Ooo ça bëri o zot, ku je motër”/ Vrasja makabre në Vlorë, shpërthen në lot e ulërima vëllai (Video e rëndë)

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot Vlorën. Me ulërima e vaj, vëllai i 44-vjeçares nuk mund të përmbante veten nga tronditja e madhe.

Ai ka shkuar me motor duke e lënë atë në tokë dhe ka nisur me të bërtitura. Ai ka hedhur akuza dhe sharje kundër Lavdosh Sulos, që akuzohet se është autori i kësaj masakre. “Ooo ça bëri o zot”, është shprehur ai.





Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe të qytetit bregdetar, pas një konflikti mes çiftit. Policia ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia. Mësohet se burri nuk është ndalur së godituri bashkëshorten me thikë dhe levë hekuri deri sa i ka shkaktuar vdekjen.

Mësohet se gruaja, Laureta Sulo, ka gjetur vdekjen ne spital, per shkak te plageve te renda qe kishte marre.

Sekonda e 40 dëgjohet vëllai i viktimës





Comments are closed.