Nënë e dy fëmijëve/ Ja kush është gruaja që u vra nga xhelozia e burrit sot në Vlorë (FOTO) 

Vlora u trondit sot nga një vrasje makabre. Burri ekzekutoi me sëpatë dhe mjete të tjera prerëse gruan 44-vjeçare.

Dyshohet se shkak i kësaj tragjedie të rëndë është bërë xhelozia. Ka qenë vetë autori ai që ka lajmëruar policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës.





Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve të shpeshta që çuan deri në vrasjen e gruas nga të dhënat e para mësohet se ka qenë xhelozia. Familjarët e 44-vjeçares janë tronditur nga lajmi i rëndë.

Mësohet se në vitin 2012 Lavdosh Sulo ka qenë proceduar për dhunë në familje. Çifti kishte grindje të shpeshta në familje që kulmuan me ngjarjen e sotme, ku 56-vjeçari vrau 44-vjeçaren.





Comments are closed.