Lajm i fundit/ Kuksianët në sulm kundër Ramës – çahet kordoni i parë i policisë (Video)

Ka nisur në Kukës protesta e opozitës kundër kryeministri Edi Rama, ku besohet të jenë të pranishëm rreth 5 mijë qytetarë. Fillimisht protestuesit marshuan në këmbë për 15 minuta  nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Kukësit në drejtim të aeroportit.

Forca të shumta policie, mes tyre edhe FNSH e RENEA me automjete të blinduara kanë krijuar kordone në largësi të ndryshme nga njëri-tjetrin për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të protestuesve drejt pistës, ku Rama do të prezantojë Safet Gjici si kandidat për kryebashkiak.

Përplasja e parë midis turmës dhe policisë është shënuar në fshatin Bicaj, ku protestuesit pavarësisht reshjeve të dendura të shiut kanë arritur të çajnë kordonin e parë të forcave të rendit.



Gjatë përplasjes ka mbetur e plagosur një grua, që raportohet të jetë bashkëshortja e martirit të demokracisë Havzi Nela.

Zonja Nela së bashku me një foto të bashkëshortit të saj Havzi Nelës i ishte bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike kundër kryeministrit.

“Jam në protestë për martirin, dëshmorin dhe heroin trimave siç është bashkëshorti im Havzi Nela. Zoti ja fali jetën dhe ia mori babai i Edi Ramës bashkë me Fatmira Rackën, Samir Avdiun, Hekuran Isain Agim Hoxhën edhe shumë të tjerë”, ka thënë për FaxNews bashkëshortja e Havzi Nelës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.