Ti dhe Iliri e doni atë djalin? Kryemadhi: Lali Eri më i keq se Rama, në 24 orë ai…

“Ti dhe Ilir Meta e doni atë djalin, ça marrëdhënie keni ju me të se s’më duket fort e sinqertë”?

Ishte kjo pyetja që Adi Krasta i bëri kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për të kuptuar raportin e çiftit Presidencial me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që pas deklaratës për komshinj dhe “puthjes” së dorës” është transformuar në sulme të ndërsjella.

Dhe Kryemadhi tha se do përgjigjej me një fjali shumë të sinqertë, që është: “Në qoftë se Edi Rama në 23 orë e 59 minuta mendon keq, Lali Eri në 24 orë mendon vetëm për keq”.


“Ky është ndryshimi midis atyre dyve. Nuk ka asnjë minutë në jetën e tij, të ditës së tij që të mendojë mirë. Ky është një problem shumë i madhe për PS dhe ne”, tha Kryemadhi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.