“Thumbon” Veliaj: Meta-Berisha pensionistë, kur rri me Tit Vasilin dhe Fahri Balliun ç’të presësh?!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ironi me vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Në momentin që rri me Tit Vasilin dhe Fahri Balliun imagjino çfarë këshille mund të të japin. Kjo bëhet se Tit Vasilit dhe Sali Berishës i hoqën vizën amerikane”, tha ai teksa komentoi vendimin.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës tha se Presidenti është në konflikt interesi pasi gruaja e tij është bashkëkryetare e opozitës, ndërsa e cilësoi së bashku me Sali Berishën, pensionistë që duhet të lënë rehat shqiptarët.





“Ilir Metën dhe Sali Berishën, Shqipëria i ka bërë edhe President edhe deputet. Dhe ra faja nga fiku, dhe iku si top llastiku. Dy të moshuar, dy pensionistë që u kanë hequr vizën duan t’u heqin vizën të gjithë shqiptarëve. Ilir Meta që dikur ka qenë shumë objektiv tani bëri atë që bëri në konflikt interesi, se së pari është gruaja e tij ajo atje”, shpjegoi Veliaj.





Comments are closed.