Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama ka frikë kuksianët, nga sheshi i kërkon Gjicit ta "izolojë" në aeroport!

Kryeminsitri Edi Rama nesër do të shkojë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark. Por frika nga protesta ka bërë që Rama të ndryshojë axhendën në minutën e fundit.

Mësohet se takimi i parë ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por më tej është ndryshuar sepse Partia Demokratike nga ana e saj kishte planifikuar që të organizonte një protestë.

Kjo protestë dhe imazhet e asaj që kanë ndodhur në qytetet e tjera ka bërë që Kryeministri të zgjedh një vend tjetër që të jetë më i sigurt, kur të zhvillojë takimin e tij.

Sipas Safet Gjicit që është dhe kandidat për bashkinë e Kukësit, takimi do të mbahet në sheshin brenda kantierit ku pritet që të ndërtohet aeroporti. “Nesër në orën 18:00, Kukësi do të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në aeroportin e Kukësit! Ftoheni të merrni pjesë! #30Qershor  #KukësiNukNdalet  ”, shkruan Safet Gjici.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore