Nga përgjimet te Saliu dhe Iliri, Dako i jep ‘lamtumirën’ Durrësit: Do fitojmë!

Kryebashkiaku ende në fuqi i Durrësit, Vangjush Dako hapi takimin elektoral që është duke zhvilluar kryeministri Edi Rama në qytetin bregdetar për të prezantuar kandidatët për të gjithë bashkitë e qarkut.

Duke folur për punët gjatë drejtimit të tij, Dako tha se ka kryer transformime në vlerën artistike të qytetit.

“Ne po vlerësojmë Edonin, i ngjashëm me Posedonin e Greqisë së Lashtë. Po bëjmë atë që nuk kanë guxuar ta bëjnë këtë arkeologët tanë”, tha Dako duke mbrojtur “Velierën”.



Ai foli edhe për përgjimet, ku është kapur “mat” me Avdylajt, duke thënë: “Na akuzojnë për blerje dhe shitjesh votash, por ju jeni dëshmitarë që çdo qytetar i Durrësit ka votuar Partinë Socialiste nga viti në vit”.

“Kjo s’ka ardhur rastësisht, Ka ardhur nga mirësjellja jonë, jo ndarja e qytetarëve në të djathtë e në të majtë. Por ka ardhur nga puna jonë e përditshme si në Durrës, Shijak dhe Krujës. Ata nuk e pranojnë dot se qarku i Durrësit, bastion i PD-së në 2009 është kthyer në një bastion të PS. Këtë nuk e përtypin dot ndaj duan të hedhin baltë mbi qytetarët e Durrësit dhe PS-në, se nuk e pranojnë dot tradhtinë që ju kanë bërë ata vetë qytetarëve”, shtoi ai.

Dhe në fund e mbylli duke deklaruar se “më 30 qershor Durrësi do t’i tregojë Saliut, Ilirit Monikës dhe Lulit se mbështet punën dhe jo baltën e llafet”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.