Ministri Lleshaj flet për përgjimet dhe çfarë duhet të ndodhte me shefin e Policisë në Dibër

Në datën 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj vendi nuk rrezikon përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil.

“Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo” tha ministri i ftuar në emisionin Opinion.


I pyetur drejtpërdrejt për përgjimet e publikuara nga “Bild”, e sidomos për shefin e policisë që del në përgjime Robert Aga, ministri tha: Përgjithësisht në Shqipëri policët janë të depolitizuar. Nëse kjo do të provohej, në mënyrë ligjore nuk do të ishte me aty”.

“Ju them me përgjegjësi të plotë se për arsye morale nuk mund të përjashtohet dikush nga Policia e Shtetit. Duhet të provohet diçka që të përjashtohet. Dorëheqja duhet të ishte e rekomandueshme”, tha më tej ministri.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se kjo datë nuk ndryshon. “30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”, tha ministri i Brendshëm.

Sipas tij shqiptarët nuk janë të ndarë, por ajo që është e ndarë është politika. “Pjesërisht politika ndikon, por pjesërisht. Partitë politike janë në një moment të vështirë. Ka përçarje dhe më të madhe se kaq, kjo është një diskutim politik midis dy grupeve politike apo midis një grupi që ka lënë politikën. Përfaqësimi vjen nga zgjedhjet”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.