Dorëzimi i gylenistëve te Erdogan/ Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Çështja e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në marsin e vitit të kaluar, do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjashtë shtetas turq të arrestuar në Kosovë lidhur me lidhjet me shkollat e financuara nga lëvizja Fethullah Gulen, që Ankaraja e fajëson për një tentim grusht-shteti të dështuar 2016 janë ekstraduar në Turqi në fundin e marsit 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati deklaruar se nuk ishte i informuar për operacionin për të deportuar gjashtë gylenistët, për të cilin u tha se ishte kryer nga shërbimi sekret dhe policia.

Ministria e Brendshme e Kosovës ka theksuar se lejet e qëndrimit të gjashtë gylenistëve ishin revokuar pas arrestimit të tyre për “arsye sigurie”.

Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina, sipas Ankarasë zyrtare janë “anëtarë të lartë” të rrjetit të Gylenit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.