Alarm për bombë në “Shtëpinë e Bardhë”, bllokohen Trump dhe gazetarët!

Një tjetër alarm për bombë, i dyti brenda një jave ka bërë që  Shtëpia e Bardhë në Uashington të “kyçet” ditën e sotme. Sipas mediave ndërkombëtare ka pasur alarm për një “pako të dyshimtë” në shtëpinë e Presidentit, ndërsa Shërbimi Sekret ndodhet në vendngjarje.

Gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë shpërthyen me postime në Twitter, duke dhënë detaje rreth gjendjes së jashtëzakonshme, që duket se e ka gjetur Presidentin e SHBA Donald Trump brenda ndërtesës.

Megan Pratz, një gazetare për “Cheddar”, tha: “Ne jemi mbyllur brenda Shtëpisë së Bardhë. Nuk po shohim gjë tjetër përveç oficerëve të Shërbimit Sekret nëpër të gjithë lëndinën”.





Shërbimi Sekret ndërkohë njoftoi se ishte “duke iu përgjigjur një incidenti që përfshin një pako të dyshimtë të vendosur në Pennsylvania Ave”.

Njerëzit u ndaluan të ecnin përgjatë rrugës së Pensilvanisë “midis 15 dhe 17, duke përfshirë edhe parkun e Lafayette”.

Zonja Pratz më vonë shkroi sërish se “Shërbimi Sekret e informoi grupin e gazetarëve dhe tha se ata duhet të “mos të dalin jashtë’”.

Ajo shtoi: “Askush nuk lejohet të dalë në bazën veriore tani”.

Kjo është hera e dytë në një javë që Shtëpia e Bardhë është bllokuar pas dritës së kuqe të alarmit.  Gjatë bllokimit të sotëm, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të vendoste sanksione të reja ndaj Iranit mes tensioneve në rritje midis armiqve.

Trump fillimisht u tha gazetarëve se sanksionet, të cilat do të synojnë udhëheqësin suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei dhe zyrën e tij, ishin përgjigje për rrëzimin nga Teherani të një droni amerikan javën e kaluar.







Comments are closed.