A do të japë Ilir Meta dorëheqjen dhe do i marrë LSI-në? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Adi Krasta e ka ngacmuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi lidhur me vendimin që mund të komunikojë në konferencën e nesërme për mediat, Presidenti Ilir Meta.

“A ke informacione se do të japë dorëheqjen Presidenti dhe do të marrë drejtimin e LSI-së?”, ishte pyetja e Krastës, të cilës Kryemadhi iu shmang duke thënë: “Që të jem e sinqertë nuk e di, s’jemi takuar”.

“Se jeni i vetmi çift që nuk diskutoni bashkë, gjithë të tjerët e vdekshëm qajnë halle”, ia ktheu me ironi Krasta.





“Beteja ime me Ilirin është asnjëherë e fituar nga unë. Fiton Iliri gjithmonë për shkak të fëmijëve, se nuk flasim për politikë. Për djegien e mandateve, Ilir Meta ishte në Gjermani, kurse ne e mbyllëm i dhamë fund”, shtoi Kryemadhi.





Comments are closed.