Nxjerr në shitje “Rolex-in” e tij të vjetër, gjyshi shpërthen në lot kur i japin çmimin (Video)

Një emision televiziv për vlerësimin e sendeve të vjetra të çmuara i ka dhënë emocione të forta një burri të moshuar, i cili kishte shkuar për të vlerësuar orën e tij Rolex që e kishte blerë disa kohë më parë.

I moshuari kishte blerë një GMT Master Model Rolex për 120.35 dollarë në vitet ’60 kur ishte në Gjermani, pasi rreshteri i tij i tha se ato ishin orët më të mira që ishin prodhuar ndonjëherë dhe duke qenë ushtarak, burri i besoi preferencës dhe këshillës së rreshterit të tij, ndaj bleu orën.


Pas shumë vitesh i moshuari vendosi të vlerësonte orën e vjetër dhe mendonte se ajo do të kishte një vlerë diku tek 1500 dollarë. Pasi tregoi historinë e blerjes së sendit me vlerë, burri u shpreh se vlera e orës nuk ishte aspak e lirë në atë kohë, duke qenë se ishte e barazvlefshme me rrogën e disa muajve.

Eksperti e çuditi fare të moshuarin kur doli jashtë parashikimeve të tij për vlerën e orës. Ai i tha se ajo orë vlente nga 65 mijë në 75 mijë dollarë.

Pronari kishte mbajtur të gjitha letrat e blerjes së orës, përfshirë faturën, kutinë origjinale si dhe rripin e saj, të cilat ia shtuan edhe më shumë vlerën orës. Pas konstatimit të moderatorit ai shpërtheu në lot.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.