Lajm i fundit/ Zbulohet data e re e zgjedhjeve, ja ç’do të vendosë Presidenti!

Kryeministri Edi Rama në Përmet ka përmendur 21 tetorin si datën e re të zgjedhjeve që do të dekretojë Presidenti Ilir Meta, teksa ishte duke ironizuar Monika Kryemadhin me përdorimin e epitetit fallxhorja.

“Del fallxhorja dhe thotë: Liri shtyje se shoh një 2-sh këtu, mund të jetë 21. Po shiko se shoh edhe një T këtu, po është a s’është tetor ti caktoje vetë dhe Tttttt….

Dhe do dilte Liri dhe do thoshte bazuar në informacionet e agjencive ligj zbatuese ndërkombëtare unë vendosa të vë këtë datë 21 Tetor si datë zgjedhjesh vendore se për këtë më kanë thënë se nuk do çmendet njeri”, ironizoi Rama.


Por, shefi i qeverisë theksoi më tej se kjo do të ishte e rrezikshme për vendin.

“Po kjo do ishte e rrezikshme. E keqja që do vinte nga kjo ishte vendosja e një rregulli të ri, që kur s’do një palë, pala tjetër s’do mund të bënte më asgjë. Pra, nuk do vendosej dot më kurrë se kur do bëhen zgjedhjet. Ky nuk është film i ri, e kemi parë 30 vjet këtë film me Saliun, që u mësua t’ja marrë gjërat me forcë socialistëve”, u shpreh Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.