Werder refuzon 18 mln euro për Rashicën, zbulohet skuadra që e kërkon!

Werder Bremen refuzon 18 milionë euro për kartonin e Milot Rashicës. Lajmi i bujshëm është zbuluar nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild” sipas së cilës, Benfica ka vendosur në pjatë 18 milionë euro për të marrë shërbimet e talentit kosovar, por për drejtuesit e Werderit, Rashica vlen shumë më tepër.

22-vjeçari zhvilloi një sezon vërtet fantastik me skuadrën gjermane më i miri për të deri tani në karrierë teksa në total mes Bundesligës, Kupës së Gjermanisë por edhe Nations League dhe kualifikueseve të kampionatit europian me Kosovën arriti të realizonte plot 16 gola, 12 me bardhëjeshilët dhe 4 me dardanët.





Werder Bremen shpenzoi 7 milionë euro për ta blerë nga Vitesse 22-vjeçarin nga Vushtria dhe për ta lënë të lirë kërkon 35 milionë euro.





Comments are closed.