Aeroplanët në ajër dhe tanket në gatishmëri/ Bota mbrëmë në prag të luftës, ja pse u tërhoq Trump

Presidenti amerikan Donald Trump miratoi një sulm ndaj Iranit pas rrëzimit të një droni amerikan, por pas disa orësh ai tërhoqi vendimin e tij, shkruan sot prestigjozja amerikane “New York Times”.

Trump, siç thotë një zyrtar i paidentifikuar për gazetën, i vetëdijshëm për situatën fillimisht miratoi disa sulme ajrore në sistemet e radarëve dhe raketave. Është planifikuar që sulmet ajrore të kryhen në agim, në mënyrë që të reduktohet rreziku për popullatën civile.

Ky zyrtar ka thënë për “New York Times” se aeroplanët ishin në ajër dhe anijet ishin në gatishmëri kur erdhi urdhri për tërheqje.

Pretendohet se sulmi i mundshëm i SHBA-së, do të ishte kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan, në vlerë prej 130 milionë dollarësh. Pas diskutimeve të gjata në Shtëpinë e Bardhë midis zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të presidentit dhe udhëheqësve të Kongresit, pritej sulmi. Operacioni ishte tashmë gati për të filluar, por pastaj u anulua.

Ky vendim ndaloi atë që do të ishte veprimi i tretë ushtarak i presidentit kundër objektivave në Lindjen e Mesme. Nuk dihet nëse Trump thjesht e ndryshoi mendjen për sulmet apo u vonua për shkak të logjistikës apo strategjisë. Dje, Trump përmes një postimi në Twitter dënoi ashpër rrëzimin e dronit amerikan. “Irani bëri një gabim shumë të madh!”, shkroi shkurt ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.