Si vdiq presidenti i’ Pranverës arabe’ brenda gjykatës, Egjipti akuza OKB

Pak ditë më parë ish-presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi mbeti i vdekur brenda ambienteve të Gjykatës, ai ishte i akuzuar për spiunim.

Morsi ishte presidenti i parë egjiptian që u zgjodh në mënyrë demokratike pas “Pranverës Arabe”.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar të hënën që të nisen hetime për vdekjen e Morsit, pasi ai ka vdekur papritur gjatë një seance në gjykatë këtë javë.


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ahmed Hafez ka dënuar këtë supozim, duke thënë përmes një deklarate se vdekja e Morsit ka qenë natyrale.

Ai e cilësoi pretendimin e OKB, si politizim të vdekjes së ish-presidentit.

Mohamed Morsi u largua nga posti i presidentit në vitin 2013, kohë në në të cilën ndaj tij u organizua një grusht shteti.

Familja e tij ka kohë që ka ngritur shqetësime për trajtimin e tij në burg dhe ka thënë se autoritetet kanë refuzuar kërkesën e tij, që të varroset në vendlindje.

Ish-lideri i Egjiptit është varrosur në lindje të kryeqytetit Kajro në mëngjesin e së martës, nën masa të rrepta të sigurisë.

Ish-partia e tij, tani e ndaluar, Vëllazëria Myslimane dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, një aleat i ngushtë i Morsit, kanë fajësuar udhëheqësinë e Egjiptit për vdekjen e tij.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.