Për një përgjim i ra qeveria, ja ç’thotë ambasadori i Austrisë për “bombat” e BILD

Ambasadori i Austrisë Johann Sattler ka folur nga Shkodra për krizën politike në Shqipëri dhe nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve lidhur me përgjimet e publikuara nga BILD, ku eksponentë të lartë të qevrisë urdhërojnë blerje votash duke shfrytëzuar lidhjet me bosët e krimit.

Duke iu referuar shembullit të vendit të tij, ku qeveria e Sebastian kurz ra për 24 orë pas publikimit të një përgjimi, Sattler ka bërë thirrje që të konfirmohet përmbajtja kriminale dhe të vendoset në vend drejtësia.

“Përgjimet mund te jene te sakta dhe nëse ka përbërje kriminale duhet te konfirmohet. Nuk e di nëse e keni ndjekur ne Austri për një video qe tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe është tek drejtësia. Vettingu është gjithashtu duke u bere dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqësor. Reforma ne drejtësi është shume e rëndësishme. Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjëherë. Ajo qe nuk me pëlqen është se shume politikan dhe gazetar bëhen të dhunshëm dhe te rrezikshëm dhe shpesh thërrasin për katarsis te sistemit por ne mënyra violente dhe këto situata mund t’ju shkurajojne dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshëm ndaj thirrjeve per dhune”, tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.