Mirëmëngjes me “Arenën Kombëtare”, shijojeni folenë e re të shqiponjave (VIDEO)

Në shtator me shumë gjasë kombëtarja shqiptare e futbollit do të inaugurojë ashtu siç e meriton “folenë” e re të shqiponjave, stadiumin Arena Kombëtare, në një ndeshje me kampionët e botës në fuqi, Francën e Didier Deshamps.

Kur na ndajnë më shumë se dy muaj nga ky takim historik për kuqezinjtë, stadiumi i ri duket se po “qëndiset” me elementët e fundit për të qenë gati.

Në tribuna janë duke u vendosur stolat, ndërsa fasada është thuajse e përfunduar dhe duket mahnitëse me ngjyrat e flamurit kombëtar.



Pikërisht me një video të punimeve nga “Arena Kombëtare” ka zgjedhur ta nisë ditën edhe kryeministri Edi Rama. “MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga kantieri i Arenës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.