Lufta në prag/Irani rrëzon me predhë tokë-ajër dronin spiun amerikan me vlerë 180 mln dollarë

Garda Revolucionare e Iranit ka rrëzuar një dron amerikan me një predhë tokë-ajër ndërsa po fluturonte në hapësirë ajrore ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit. Lajmin e dha fillimisht televizioni iranian Press TV, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga zhytarët amerikanë.

Njëri prej tyre tha për Reuters se droni ishte i modelit MQ-4C Trito i përkiste Marinës dhe kushtonte 180 mln dollarë. Televizioni iranian njoftoi se droni ishte në hapësirën iraniane.


Incidenti vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy shteteve janë tej mase të tensionuara. Të hënën, Departamenti i Mbrojtjes tha se do të dërgonte 1000 trupa shtesë në rajon si përgjigje për sjelljen armiqësore të Iranit.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Republikën Islamike se ka sulmuar anije naftëmbajtëse në gjirin e Omanit, ndërsa Irani thotë se këto pretendime janë të rreme. Si për t’i hedhur edhe më tepër benzinë zjarrit, zyrtarët iranianë konfirmuan të hënën se do të rinisnin punën për pasurimin e uraniumit, duke u tërhequr kështu nga marrëveshja historike bërthamore e nënshkruar në vitin 2015.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.