E kapin duke përdhunuar 2 vajza, qytetarët i presin testikujt dhe e vrasin!

Një burrë që dyshohet se ka përdhunuar dy nxënëse ka vdekur në një sulm brutal nga një turmë vigjilente, që para se t’i merrte jetën i copëtoi testikujt dhe ia shkuli.

Burri i paidentifikuar besohet të ketë qenë pjesë e një bande që përdhunoi dy vajza të moshës 14 dhe 18 vjeç, të shtunën e kaluar, në Afrikën e Jugut. Banda e armatosur “vazhdimisht” përdhunonte në Ivory Park, afër Johanesburgut.

Një turmë e zemëruar u e kapi anëtarin e bandës pasi një dëshmitar u tha atyre për sulmin seksual. Dy nga përdhunuesit e dyshuar arritën të shpëtonin.


Policia po heton për përdhunimet dhe vrasjet e supozuara. Zëdhënësi i policisë Col Lungelo Dlamini tha: “Akuzat janë se dy vajza që po ecnin në vendbanimin informal të Lindokuhle u përballën me të dyshuarit e armatosur me një thikë dhe një armë zjarri. Të dyshuarit më pas i përdhunuan vazhdimisht”.

Col Dlamini tha se një dëshmitar kishte alarmuar bashkësinë lokale dhe kjo çoi në një turmë që u mblodh shpejt dhe vrau një nga përdhunuesit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.