A do ndërhyjnë BE-SHBA për krizën? Sattler: I zoti e nxjerr gomarin nga balta!

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler ka folur nga Shkodra për krizën politike në Shqipëri, duke mos lënë të mbyllur derën për një ndërhyrje ndërkombëtarësh për të shmangur përplasjen civile.

Por, pavarësisht kësaj ai e ka lënë topin në fushën e qeverisë dhe opozitës, duke thënë se “i  zoti e nxjerr gomarin nga balta.

“Nuk jemi ne 1912, jemi ne 2019 dhe përgjegjësia është totalisht e juaja. Momentet qe po jetojmë janë përsëritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se është koha te ulemi dhe t’i shohim çfarë duhet rregulluar, ta shohim sistemin për ta përmirësuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqipëria është ne një krize me te madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t’ju japë kohe për te reflektuar për sistemin. Çdo here kur ka zgjedhje ne Shqipëri ka kriza, ne vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndërsa këtu është e kundërta. Kryetaret e partive te ulen se bashku”, tha ai.

Më tej Sattler duke iu referuar incidenteve të djeshme ne KZAZ-të e bashkive të djathta tha se djegia e shkollave është aspak e këndshme.

“Ata me mendësi demokratike nuk djegin shkolla dhe unë bie dakord me zonjën Topalli dhe ju duhet te merrni një hap prapa dhe te ballafaqoheni me këto probleme. Mendoj se duhet ta përballoni kohen e zgjedhjeve me gjakftohte dhe te ndërtoni nje sistem ku parti qe nuk hyjnë ne zgjedhje apo qe nuk njohin zgjedhjet te mos ketë me, te gjeni një kompromis për këtë. Është shume e rëndësishme qe sistemi te hapet dhe partitë e vogla te kenë edhe ato nje mundësi. Ka ardhur momenti te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Dhe zgjidhja perfekte sipas ambasadorit të Austrisë për të pasur zgjedhje si në Europës, është vendosja e teknokratëve 3-4 muaj përpara zgjedhjeve për te përgatitur situatën.

“Duhet te këtë një debat kombëtar për këtë dhe nuk mund t’ia lini vetëm politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfarë bëni ju per vendin dhe jo vendi per ju. Ndryshimi ndodh vetem nese doni ju ndersa edhe ndërkombëtaret bashke me shqiptaret e duan kete ndryshim te situates dhe kjo pa ju eshte e veshtire te ndodh. Ka patur edhe shume anullime keto kohe per shkak te lajmeve ne media per kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si keto. Nese ju vazhdoni me keto menyra do kete shume ndikim edhe tek europianet e tjere dhe pastaj eshte shume e veshtire te hiqet nje imazh i keq nga truri i tyre”, theksoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.