Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Plas” kallashi në Martanesh, plagoset me 3 plumba në fytyrë 6-vjeçari

Kjo e mërkurë ka nisur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Krastë të Martaneshit, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur me armë.

6-vjeçari fillimisht u transportua për në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë tre plumba në pjesën e fytyrës.

Familjarët kërkuan që fëmija i tyre të transportohet drejt Tiranës dhe aktualisht 6-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës.

Mësohet se pas një konflikti ku është përdorur armë kallashnikov, plumbat kanë kapur fëmijën.

Shënjestra e sulmit me armë ka qenë babai i djalit, ndërsa autori i ngjarjes është  Jetmir Koxherri, 27 vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore