Plagosja e 6-vjeçarit/ Shënjestra ishte i ati, pas sherrit autori zbrazi kallashin (EMRI)

Pak pas mesnate në Krastë të Martaneshit, nga një konflikt ku u përdorën edhe armë e zjarrit ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 6-vjeç.

Vogëlushi ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës dhe pasi u dërgua fillimisht në spitalin e Peshkopisë, u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por si nisi konflikti që çoi në plagosjen e djalit?



Mësohet se shënjestra e autorit ka qenë babai i 6-vjeçarit. Pas një konflikti midis tij dhe autorit, të identifikuar si shtetasi Jetmir Koxherri, 27 vjeç, ky i fundit ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar mbi banesën e fëmijës.

Nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur aksidentalisht i mituri.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.