Pas sherrit në lokal shkoi ta vriste, por i plagosi djalin 6 vjeç …arrestohet (EMRI & VIDEO)

Policia e Bulqizës ka zbardhur në kohë rekord ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnate në Krastë të Martaneshit, ku nga një breshëri kallashnikovi mbeti i plagosur rëndë një fëmijë vetëm 6 vjeç.

Sipas Bluve të Bulqizës, në orët e para të mëngjesit është arrestuar autori i ngjarjes, Jetmir Koxherri 27 vjeç si dhe është gjetur arma me të cilën ka qëlluar mbi banesën e fëmijës.



“Me datë 19.06.2019, rreth orës  01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi  J. K,  është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit”, sqaron policia.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.