E bujshme, Kukësi ndaj Romës nëse eliminon Debrecenin, rivalë të fortë për Teutën dhe Laçin!

Përballje luksi për Kukësin në rast se arrin të eliminojë hungarezët e Debrecen. Në shortin e hedhur e turit të dytë të Europa League të hedhur sot në Nyon të Zvicrës goglat i kanë vendosur verlindorët përballë Romës, një prej skuadrave më të mëdha që marrin pjesë në këtë raund.

Megjithatë për të sfiduar Romën duhet që më parë Kukësi të eliminojë hungarezët e Debrecen, ndërkohë që ekziston edhe një tjetër hipotezë që rivali i verilindorëve në turin e dytë të Europa League të jetë Torino, pasi nëse UEFA përjashton Milanin nga kompeticionet europiane për këtë sezon, vendin e kuqezinjëve në grupet e Europa League do ta marrë Roma, ndërkohë që Torino do të zëvendësojë verdhekuqtë në turin e dytë kualifikues.





Short i vështirë edhe për Teutën në rast se eliminon letonezët e Ventspils do të sfidojë në raundin e dytë fituesen e çiftit mes kroatëve të Hajduk Split dhe maltezëve të Gziras. Për Laçin nëse ndodh mrekullia dhe eliminon izraelitët e Hapoel Beer Sheva do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Siroki Brijeg e Bosnje Hercegovinës ndaj Kairat Almaty të Kazakistanit.





Comments are closed.