Argumentet që nxjerrin blof Holandën/ Krimin nuk e pengojnë vizat, ja rasti i Britanisë

Rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë, parlamenti Holandez e sheh si zgjidhje kundër krimit të organizuar që buron nga vendi ynë.

Megjithatë, edhe nëse vlerësimi i komisionit europian do të rezultonte në një iniciative për pezullimin e regjimit pa viza për Shqipërinë, vendet anëtare do të përballeshin sërish me dilemën e madhe nëse kjo zgjidhje do të arrinte t’ia ndalonte me sukses bandave kriminale hyrjen në BE, apo thjesht do të izolonte qytetarët e thjeshtë shqiptar nga pjesa tjetër e Europës.



Shkeljet e kryera nga shtetasit shqiptarë që kane tërhequr vëmendjen e zyrtarëve dhe të publikut këto vitet e fundit, variojnë nga drejtimi i biznesit të kokainës tek emigracioni i paligjshëm.

Ata që janë kundër rikthimit të vizave, kanë tentuar kur të tregojnë se rivendosja e tyre nuk do ti shkurajonte personat që janë të vendosur ndërkohe të shkelin ligjin, thotë Wouter Zweers, studiues në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’.

Ekziston një bindje e gjerë se kriminelët profesionistë nuk do te ndalen nga kalimi i kufijve europianë vetëm nga rivendosja e regjimit të vizave, shton ai, duke kujtuar se ky ishte argumenti i paraqitur nga një deputet i partisë liberale progresiste D66.

Në shkrimin e publikuar në portalin Europian “Vestern Balkans”, bëhet nga ana tjetër edhe krahasimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk lejon udhëtim pa viza për Shqipërinë, e megjithatë ka probleme më të mëdha me kriminalitetin shqiptar sesa Holanda.


Comments are closed.