Zgjedhjet e 30 qershorit/Lleshaj kërcënon kryebashkiakët e djathtë: Kam rastin t’i ftoj të kthjellohen, përndryshe…

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se po vazhdon puna për procesin lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, por disa kryetarë bashkie dhe individë po e pengojnë atë.

“Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush do të pengojë atë do të përballet me forcën e ligjit”, deklaroi Lleshaj pas takimit me autoritetet portuale dhe ato të policisë në qytetin e Vlorës lidhur me masat për sezonit turistik.

“Afati i mandateve të kryetarëve të bashkive mbaron tani. Ka një afat 4-vjeçar për të ushtruar funksionet. Nëse ky afat mbaron është absurde, është paradoksale të mendojmë që një kryetar bashkie del dhe lufton me forcë për zgjatur arbitrarisht afatin ose mandatin e tij.





Ai duhet të lëshojë mandatin dhe duhet t’u hapë rrugë zgjedhësve që ata të vendosin për atë apo për një tjetër përmes zgjedhjes. Kjo është ajo që mund t’i them atij dhe të tjerëve.

Sigurisht që duhet të jenë të qartë që forca nuk mund të ushtrohet sepse është kundër ligjit. Dalin përtej ligjit po të përdorin forcën. Kam rastin t’i ftoj që të kthjellohen dhe të afrohen tek ligji, sepse në qoftë se do të ushtrojnë veprime të pamenduara dhe jo në përputhje me ligjin, do të ballafaqohen vetë me të. Pasojat do të jenë ato që ligji  parashikon për dhunuesit e zgjedhjeve, aq më tepër kur këta janë të veshur me pushtet”, tha Lleshaj.

 





Comments are closed.