Tirana “hirushja” e merkatos, zyrtarizon edhe ish-kapitetin e Partizanit (Foto)

Vjen dhe goditja e radhës e madhe e Tiranës pas firmave me Agustin Torassa dhe Elton Cale. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me Idriz Bathën, që sikurse dy të parët, vjen nga radhët e Flamurtarit.

Mesfushori ka firmosur kontrate 1-vjecare, me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.

“Batha, – shkruhet në njoftimin e klubit, – vjen si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit, pasi hodhi formën në kontratë, u prezantua në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.