Rama kërcënon se do padisë gazetarin gjerman, delegacioni i lirisë së medias zbarkon në Tiranë

Në ditën që kryeministri Edi Rama kërcënoi se do të padisë gazetarin gjerman për publikimin e përgjimeve, një delegacion ndërkombëtar i orgaziniztës për lirinë e medias ka mbërritur në Tiranë.

Ata do të qëndrojnë në Tiranë deri më 21 qershor. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në Twitter, ata bëjnë me dije se ditën e premte do të mbajnë një konferencë për mediat.


Raportohet se delegacioni do të takohet me gazetarë, redaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe me kryeministrin Edi Rama, ku do të diskutohet në lidhje me lirinë e medias, por edhe të advokojë për lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.