“Po mbaj shënim ata që provokojnë tensione”/Meta reagon pas incidenteve parazgjedhore

Pas shënimit të incidenteve ditën e sotme në KZAZ në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Tropojë,  dhe qëndrimit zyrtar të KQZ me anë të zëdhënëses duke thënë se po shkelin ligjin, reagon Presidenti i vendit Ilir Meta.

Përmes zëdhënësit të tij, Meta shprehet se vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Në këtë reagim thuhet se Presidenti po mban “shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.





Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.





Comments are closed.