Pasi shkarkuan Dollanin, grupi i Shullazit do “kokën” e gjyqtares tjetër: Bën mirë të…!

Grupi i Emiljano Shullazit pas një ankese me letër të firmosur edhe nga vetë kreu i bandës, drejtuar KPK-së dhe ONM-së, ia arritën qëllimit që të përjashtonin nga gjykimi i çështjes gjyqtaren Saida Dollani.

Seanca e sotme për ta dështoi kështu me sukses, pasi trupa gjykuese ka tashmë vetëm 2 gjyqtarë, një prej të cilëve Albana Boksi, e cila është kërcënuar gjithashtu nga grupi, që i ka kërkuar të tërhiqet.

Albana Boksi

Ishte i pandehuri Gilmando Dani ai që i tha kryesueses Albana Boksi: “Është në të mirën tuaj të tërhiqeni se të gjithë gjyqtarët e tjerë janë tërhequr. Ngaqë keni gjykuar Vollgën e gjithë të tjerët janë tërhequr”.

Boksi iu përgjigj me qetësi: “Faleminderit që më vure ne dijeni”!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.